Ballina / KOSOVA / Ambasadori kinez: Kosova është Serbi
li manchang

Ambasadori kinez: Kosova është Serbi

Ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang, ka deklaruar se Kosova për Pekinin është Serbi dhe kështu do të mbetet, transmeton Koha.net.

“Kina si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk e njeh Kosovën. Kjo do të thotë se ne mendojmë se ajo është Serbi. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me dokumente ndërkombëtare në fuqi. Përkrahim bisedimet e Beogradit e të Prishtinës që të zgjidhet ai problem”, citon portali serb “Kurir” të ketë thënë Manchang.

Diplomati kinez ka treguar se Kina ka ndërmend që në Serbi të investojë mbi 500 milionë dollarë.

@Fluidi

Provo po ashtu

WizzAir

Këto janë linjat për të cilat “WizzAir” ndërpreu shitjen e biletave nga Shkupi

Kompania ajrore me buxhet të ulët “WizzAir” nga tetori më nuk do të shesë bileta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.