Ballina / KOSOVA / Ambasadori i Republikës së Çekisë nderoi ushtarët e rënë

Ambasadori i Republikës së Çekisë nderoi ushtarët e rënë

Me lule dhe një miutë heshtje u nderuan ushtarët çek të rënë në Kosovë

Në afërsi të ish-bazës ushtarake çeke në Shajkofc  ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bílek, dhe anëtarët e kontingjentit çek të KFOR-it nderuan ushtarët e rënë çek pranë memorialit të tyre.

Ceremonia e nderimit përkujtues u bë me vënien e kurorave me lule dhe një minutë heshtje t5 premten e 13 shtatorit.

Anëtarët e batalionit të parë Çekosllovak të KFOR-it, rreshteri z. Luděk Severa dhe rreshteri i lartë z. Vlastislav Hendrich para 15 vjetësh vdiqën në incidentin e transportuesit të blinduar OT-64.

Përndryshe, në nderim të 158 ushtarëve të NATO-s, që humbën jetën deri sa shërbenin në Kosovë, u përurua lapidai i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës.

 

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.