Ballina / KOSOVA / Ambasadori i Kinës: Nuk do të ketë luftë në Kosovë
ambasadori i kines Li Manchang

Ambasadori i Kinës: Nuk do të ketë luftë në Kosovë

Ambasadori i Kinës në Serbi, Li Manchang, sot është takuar me studentë të Universitetit të Beogradit dhe, siç përcjell b92, u ka thënë atyre se në Kosovë nuk do të ketë luftë.

Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në rendin global e sidomos në Ballkan e Serbi”, duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve se a do t’i ofrojë Kina ndihmë Serbisë po ndodhi konflikti në Kosovë, është përgjigjur me pyetjen: “Pse të luftojmë, kur mund të bisedojmë?”

“Nuk do të ketë luftë, pse të kundërvihemi kur mund të ulemi e të bisedojmë. Politika e jashtme kineze përpiqet për zgjidhje paqësore”, ka thënë Li, transmeton Koha.net.

Ai ka përsëritur se Kina respekton Serbinë, integritetin territorial si dhe pavarësinë e saj.

“Tajvani është pjesë përbërëse e Kinës. Ajo është provincë jona dhe ne e falënderojmë shumë Qeverinë e Serbisë dhe popullin serb që e përkrahin Kinën në këtë pikëpamje. Nga ana tjetër, ne nuk e njohim Kosovën dhe mendojmë se çështja e saj duhet të zgjidhee në kuadër të Rezolutës 1244 dhe me dialog”, ka nënvizuar ai.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.