Ambasadori i Gjermanisë përshëndetë futjen e mallrave nga Bosnjë-Hercegovina

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka përshëndetur futjen e kamionëve të parë me mallra nga Bosnjë-Hercegovina në Kosovë që nga heqja e tarifës ndaj këtij shteti më 1 prill.

Heldt ka reaguar në Twitter ndaj postimit të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Bosnjë-Hercegovinë, Johann Sattler, pasi ky i fundit shkroi se kamionët e parë nga ky shtet që nga heqja e taksës janë futur në Kosovë.

“Pajtohem plotësisht. Madje edhe më i lumtur kur shpresoj që të shoh edhe lëvizjen anasjelltas shumë shpejt. Nuk duhet të jetë e një anshme kur flasim për bashkëpunim. Po ashtu njerëzit të kenë mundësi të udhëtojnë dhe të vizitojnë pas krizës me COVID-19. Takimet personale fillojnë ta bëjnë ndryshimin”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.