Ambasadori, i cili lante xhama

Bashkëbisedim me ish-disidentin, ish-diplomatin, ish-profesorin universitar e pastruesin e dikurshëm të xhamave – njëherë për ekzistencë (në Pragë) e pastaj për humanizëm (në Londër) dhe bashkëpunëtorin e Havelit – Pavel Seifter

Intervistuan: Evliana Berani dhe Dush Gashi

“Havel asgjë nuk mbante për vete. Madje, ne kishim problemin tjetër. Shpeshherë i thonim të përmbahej dhe të mos flas kaq hapur, sepse fundja ai nuk ishte vetëm publicist e shkrimtar, po ishte edhe diplomat, prandaj ishim të bindur se duhet të jetë më i kujdesshëm. Mirëpo, nuk kemi mundur të ndikojmë në te. Çka ka pasur në mendje, Havel do ta thoshte, pa e çarë kokën për pasojat eventuale për vetën e tij…”, thotë bashkëmendimtari, bashkëvepritmari e bashkëpunëtori i tij Pavel Seifter .

Në ngjarje të veçanta takohen njerëz të veçantë. Një ekspozitë tjetërfare e fotografive dokumentare. Autori i fotografive është amator i pasionuar i fotografisë dhe diplomat i karierës, ambasadori i tashëm i Republikës sëÇekisë, Ivo Silhavy. Madje, autor të fotografive  – diplomatë kishte edhe më herët në Kosovë. Por, ekspozitë me fotografitë e një personaliteti shumë të dashur nga e gjithë bota liridashëse nuk është parë në Kosovë. Ndër të veçantit në botë, të gjysmës së dytë të shekullit të shkuar, ish kryetari i Republikës sëÇekosllovakisë demokratike dhe kryetari i parë i Republikës sëÇekisë, pas ndarjes së saj nga Sllovakia, Vaclav Havel. Qytetarët e Kosovës intrigohen lehtë për të parë copëza të jetës së idhullit të tyre nga koha e idealizmës së shqiptarëve të Kosovë për ta parë Kosovën në frymën e Havel-it: të lirë e demokratike për të gjithë. Secili mundohet të indetifikojë momentet e jetës së ish-kryetarit tëÇekisë kur fliste për Kosovën, kur lutej për te dhe për njerezit e robëruar që të dalin në dritë nga errësirat e brutalitetit të regjimeve të “Absurdistan-it”, siç i quante me ironi intelektuali e burrshtetasi i përmasave botërore Havel. Dhe, veçantia nuk ndal me kaq.

Në këtë hapjen e një ekspozitë të 30 fotografive dokumentare nga jeta publike, artistike, intelektuale e shoqërore, nga Londra, kishte ardhur edhe bashkëkohësi e bashkëveprimtari i Havelit, Pavel Seifter. Seifter nga një ligjërues universiteti, me okupimin sovjetik të ish-Çekosllovakisë, për të mos u përkulur para okupimit dhe për të mbetur gjallë, bëhet pastrues i dritareve. Gjatë kësaj kohe bashkohet me disidentët tjerë të udhëhequr nga Vacalv Havel dhe me rënien e komunizmit ai bëhet bashkëpunëtor i ryetarit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, për të kaluar disa vite ambasador i Çekisë në Mbretërinë e Bashkuar. Duke qenë diplomat, shkakton “tërmet” profesional pas një serie shkrimesh në mediet britanike për ambasadorin pastrues të dritareve. Seifter iu kthye pastrimit të dritareve jo vetëm si një moment kujtimi për të kaluarën e hidhur. Por, kalimi nga veshja formale me kollare, për gjithë orarin zyrtar të punës, dhe veshja e uniformës së pastruesit dhe larja e dritareve deri në orët e para të natës, e me paratë e fituara nga puna e dytë janë ndihmuar njerëzit nevojtarë.

Në bisedën e zhvilluar me te, në Prishtinë, për Dritarja.net dhe InfoGlobi, Pavel Seifter flet për siguri njerëzore, ndryshimet klimatike, konfliktet për ujin dhe ato në Lindjen e Mesme, qëjanë disa nga aspektet e fokusit të projekteve tëtij, që mbështetet në teorinë ekonomike dhe që synojnë reduktimin e konflikteve si dhe ngritjen e sigurisë njerëzore. Ai flet për nevojën e angazhimit për mënyrën për reduktimin e konflikteve dhe luftërave, duke e pasë parasysh se njerëzit duhet të mbrohen.

Keni pasur rastin të bashkëpunoni me shkrimtarin dhe pacifistin Vaclav Havel. Si ishte të punosh me të?

Pavel Seifter:“Ka disa vite që ai nuk është në mesin tonë. Nga bashkëpunimi kam vetëm kujtime të mira. Kushdo që ka punuar me ish Presidentin Havel, e ka ndier thellë misionin që po e bartte ai. Dua të them unë nuk kisha ndjenjë se jam në punë, por e kisha ndjenjën se jam pjesë e ekipit që angazhohet për paqe e siguri jo vetëm në Republikën e Çekisë, por edhe në botë përgjithësisht.Havel ka qenë mjeshtër për të mobilizuar energjinë e njerëzve dhe për t’i entuziazmuar ata që gjërat t’i bëjnë me kënaqësi e mos t’i përjetojnë vetëm si punë rutinore. Ishte ndjenjë e rrallë dhe madhështore”.

Gjatë 20 vjetëve të fundit Havel ishte i artikuluar dhe shumë kush i dinte angazhimet e tij. A ka diçka që e dini e që publiku nuk është në dijeni?

Pavel Seifter: “Jo . Nuk ka mundësi të ketë gjëra të tilla, sepse Havell ishte i hapur. Edhe mendimet më kritike për çështjet ai i thoshte mënjëherë. Asgjë nuk mbante për vete. Madje, ne kishim problemin tjetër. Shpeshherë i thonim të përmbahet dhe të mos flas kaq hapur, sepse fundja ai nuk ishte vetëm publicist e shkrimtar, po ishte edhe diplomat, prandaj ishim të bindur se duhet të jetë mëi kujdesshëm. Mirëpo, nuk kemi mundur të ndikojmë në te. Çka ka pasur në mendje, Havel do ta thoshte, pa e qarë kokën për pasojat eventuale për veten e tij.

Sa i përket pyetjes për shqetësimet e tij, më duhet të theksoj se ai shqetësohej me gjendjen e njerëzve anëkënd botës, me luftërat e pafundme, me politikën që shkonte në drejtim të gabuar, me degradimin e demokracisë dhe me degradimin e ekonomisë. Aty ku gjërat përkeqësoheshin, ai futej , i analizonte dhe përpiqej ta jepte kontributin e tij për ta ndryshuar gjendjen për të mirë”.

Çka ka pasur që nuk shkonte e ai dëshironte ta ndryshojë?

Pavel Seifter: “Në vitet para 1980-tave ai fliste për rëndësinë e situatës para politike, për aktivitetet dhe mendimet e zhvilluara nga qytetarët dhe nga shoqëria civile. Havel nuk ka besuar shumë në parti, ai ka besuar se nuk ka demokraci pa shoqëri të mirëfillt civile.Dua të them se ai vërtetë besonte vetëm në proceset e mirëfllta gjithëpërfshirëse. Partitë janë pjesë e strukturave demokratike, po janëedhe parametrat e tjerë që duhet të jenë poaq funksionalë dhe të jenë pjesë e strukturave të njëjta, në mënyrë që shoqëria të shkojë në drejtimin e duhur, thoshte Havell vazhdimisht.Po flas këtu për idetë e tij që ishin prezente shumë vite para se demokracia të jetë gjithëpërfshirëse në vendet e ndryshme të botës”.

Cila ishte porosia më e shpesht që Havell ua përcjellte politikanëve dhe qytetarëve?

Pavel Seifter: “Janë porosi në dy nivele. Kemi të bëjmë me një person të njohur dhe të respektuar në përmasa planetare. D.m.th., ai paralelisht punonte edhe me liderë të botës, duke i mobilizuar dhe sjellur ata rreth një tryeze të vetme, por ai punonte edhe me masën, me shoqërinë civile, me intelektualë, me njeriun e rëndomtë. Kudo në punën e tij kishte politikë e veprime konkrete për demokratizim.Jo rrallë porositë e tij fokusoheshin në korrupcion, madje shumë kohë para se termi korrupcion të establishohej në agjenda publike. Fliste për ekologjinë, për sigurinë njerëzore etj”./ infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.