Ambasadori Heldt i kërkon John Hopkinsit të përfshijë Kosovën në databazën për koronavirus

Ambasadori gjerman Kosovë, Christian Heldt, për mes profilit të tij në “Twiiter” i ka bërë thirrje John Hopkins University të regjistrojë edhe të dhënat e Kosovës në hartën për rastet me Corona Virus.

“I dashur ekip i Johns Hopkins, jam mjaft i mahnitur kur shoh përditësimet tuaja globale për Corona e që Kosova u rendit fillimisht me numra të vjetruar dhe më pas u zhduk plotësisht. Autoritetet këtu azhurnojnë rregullisht dhe japin info”, ka shkruar ai.

Sipas të dhënave që paraqesin këto faqe, deri tani në mbarë botën janë prekur me virusin korona 349,095 persona, prej të cilave raste 15,297 persona kanë vdekur.

Universiteti :John Hopkins” e ka selinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.