Ballina / KOSOVA / Ambasadori Bilek hap ekspozitë të fotografisë në Prizren

Ambasadori Bilek hap ekspozitë të fotografisë në Prizren

Gjatë vizitës së tij në Prizren udhëheqësi i misionit, ambasadori Pavel Bilek, takohet me nënkryetarin e komunës, Eshref Memaj, me nënkryetaren për komunitete, Memnuna Ajdini dhe me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashi dhe me përfaqësuesit e OJQ-ve dhe do të bëjë hapjen e një foto-ekspozite.

Bilek, me udhëheqësit komunal biseduan për projektet e zbatuara dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në mes të Republikës së Çekisë dhe Prizrenit. Ambasadori çek do të takohet dhe diskutojë me përfaqësuesit për të arriturat e OJQ-ve dhe synimet e tyre për projektet e financuara nga Çekia si dhe për të gjetur më shumë mundësi për bashkëpunimin e ardhshëm.

Foto ekspozita përbëhet prej dy temave të ndërlidhura me rrugën Euro-Atlantike të Republikës së Çekisë, në kohën e pas komunizmit.

Tema e parë përbëhet me fotografi nga shumë momente të 20 vjetorit të Republikës së Çekisë si anëtare e NATO-s. Në këtë përvjetor të rëndësishëm udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, z. Pavel Bilek thotë: “Arritja e anëtarësimit në NATO ishte një stacionim i fortë i Republikës së Çekisë në strukturat e sigurisë së botës së lirë. Duke iu bashkëngjitur NATO-s Republika e Çekisë u bë një pjesë e organizimit të fortë politiko-ushtarak në botë, dhe me këtë arriti në nivelin më të lart të sigurisë në historinë e shtetit të vet”.

Tema e dytë e ekspozitës është 15 vjetori i Republikës së Çekisë në BE të titulluar “Republika e Çekisë në BE – 15 vjet së bashku”.

“Republika e Çekisë si anëtare e BE-së është pjesë e projektit që bazohet në paqe dhe siguri. Më vonë evoluoi në një arenë me tregun më të fortë të brendshëm në botë, që është i bazuar në respektimin e parimeve të qeverisjes sipas ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Duke qenë anëtare e BE-së, Republika e Çekisë e fitoi mundësinë për të ndikuar në politikat kryesore të një lojtari të rëndësishëm global. Ajo duke marrë pjesë në vendimet e BE-së si dhe të shfrytëzimit të përparësive të tregut të brendshëm dhe t’i projektojë ato në zhvillimin e fortë shoqëroro – ekonomik të vendit”, thotë Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë.

 

Provo po ashtu

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.