Ballina / KOSOVA / Ambasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja të bazohet në njohje të ndërsjellë

Ambasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja të bazohet në njohje të ndërsjellë

Ambasadori i sapoemëruar i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey thotë se ai nuk planifikon t’u japë liderëve serbë mësime, por shpreson për dialog të hapur.

Ai tha se qëndrimi i SHBA-së për Kosovën nuk kishte ndryshuar dhe se SHBA-të donin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që “nën rrethana ideale” bazohet në njohjen e ndërsjellë.

“Unë nuk planifikoj të ndikojë tek liderët serbë, sikur do t’u jap mësime. Shpresoj për një dialog të hapur dhe kur duhet t’u tregoj gjëra të vështira, do t’u them direkt, në biseda private, sa më shumë që të jetë e mundur, sepse në atë mënyrë puna diplomatike është më e efektshme”, tha Godfrey

Duke iu referuar pikëpamjeve të të dërguarve amerikanë për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe Richard Grellen për dialogun Kosovë- Serbi, ai tha se ata të dy kërkojnë rifillimin e dialogut, me shpresën që të ndihmojnë Prishtinën dhe Beogradin që të vijnë më një zgjidhje, prej të cilës do të përfitonin të dy palët, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

“Diçka për të cilën do të negociohet në vend dhe që do të marrë shumë kohë sepse është e rëndësishme për stabilitetin rajonal,” tha Godfrey.

I pyetur nëse ideja e korrigjimit të kufijve ishte në tryezë për Uashingtonin, ai tha se ishte e rëndësishme të kishte bisedime thelbësore.

Ai shtoi se është e rëndësishme të arrihen bisedime thelbësore mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se të gjitha pengesat e mundshme duhen adresuar në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme që do të kontribuonte në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Sipas tij, “tarifat, fushata e tërheqjes së njohjes së pavarësisë, këto janë të gjitha sfida të rëndësishme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.