Ballina / KRYESORE / Ambasadorët Gruevskit: Nuk adresuat akuzat për përgjimet

Ambasadorët Gruevskit: Nuk adresuat akuzat për përgjimet

Menjëherë pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski,  ambasadorët e e pesëshes (SHBA-ve, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian), ia kanë përkujtuar atij se “Qeveria nuk bëri progres në kontekst të shumë akuzave të cilat dolën nga përgjimet”.

“Mosveprimi hedh dyshim serioz ndaj përkushtimit të Qeverisë së Maqedonisë për parimet dhe vlerat demokratike të bashkësisë euroatlantike:, deklaruan ambasadorët përmes prononcimit për media.

Sipas tyre “mungesa e veprimeve konkrete do ta rrënojë përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”.

Sipas ambasadorit amerikan në Maqedoni, James Baily, gjatë takimit me Gruevskin ‘ambasadorët kanë shprehur pritjet e tyre përkitazi me përgjimet” ngase përgjimet kanë zbardhur ‘sjellje të papranueshme dhe janë të nevojshme masa adekuate politike dhe juridike ndaj përgjegjësve me qëllim që të veprohet ndaj dobësive të institucioneve që përfolen në to’.

Në vija të trasha një pjesë e mirë e takimit ka kaluar në frymën e diskutimit për çështjet që duhet reformuar në Maqedoni.

Provo po ashtu

Albin Kurti bashkëbisedon live me qytetarët përmes Facebook-ut

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, përmes një paraqitje në rrjetin social Facebook, ka thënë se …