drejtesia , KGJK
KGJK

Ambasadat kërkojnë diskualifikimin e kandidatëve të dënuar

Ambasadat e shteteve si Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA-të po kërkojnë diskualifikimin nga pjesëmarrja në zgjedhje lokale të Kosovës, të të gjithë atyre kandidatëve ndaj të cilëve janë shqiptuar dënime gjygjësore gjatë 3 vjetëve të fundit.

InfoGlobi ju sjell të plotë Deklaratën e pesë ambasadave:

Ne përshëndesim bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin zyrtar – për herën e parë ndonjëherë – të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi.

Apelojmë te komisioni i zgjedhjeve (KQZ-ja) që të diskualifikojë, në pajtim me ligjin e Kosovës, ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.

Hapi i parë në zgjedhjen e zyrtarëve të besueshëm dhe të përgjegjshëm është që të sigurohet se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet minimale të besimit publik sipas ligjit.

Por, në zgjedhjet demokratike qytetarët e kanë fjalën e fundit. Qytetarët kanë fuqinë që të refuzojnë kriminalitetin dhe të kërkojnë që të kenë zyrtarë publikë që janë të aftë dhe të ndershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.