Ballina / KOSOVA / Ambasada e SHBA-ve: Grenell emërohet në postin kyç të administratës

Ambasada e SHBA-ve: Grenell emërohet në postin kyç të administratës

Prishtinë, 4 tetor – Ambasada e SHBA në Prishtinë përmes një komunikate për media, duke konfirmuar emërimin e Richard Grenellit për të dërgurin special të presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, vlerëson se Trump kështu shprehi qëllimin për ta emëruar një individ në post kyç në administratën e tij.

Richard Grenell nga Kalifornia, do të shërbejë njëkohësisht si i dërguar special Presidencial për negociatat paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë, thotë komunikata.

Richard A. Grenell ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga 8 maji i vitit 2018. Z. Grenell është shkrimtar dhe komentues i politikës së jashtme, dhe ka themeluar firmën ndërkombëtare konsultuese Capitol Media Partners në vitin 2010. Për gati dy dekada ai ka shërbyer si këshilltar kryesor për komunikime për zyrtarët publikë në nivelin federal, shtetëror, lokal dhe ndërkombëtar, si dhe për kompanitë të ranguara në Fortune 200. Z. Grenell është personi që ka shërbyer më së gjati si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara (2001 – 2008), dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar për katër ambasadorë. Ai ka diplomuar në Evangel University dhe ka magjistruar në fushën e administratës publike në Fakultetin e Qeverisë John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit.

LEXO edhe: Matthew Palmer emërohet i dërguar i posaëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor

Aktualisht SHBA-të kanë të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, të cilin sivjet në gusht e kishte emëruar Pompeo, dhe tani ka të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Provo po ashtu

Mësimet e Kosovës nga lodhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Pengesa më e madhe, mbetet ajo e mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.