Ballina / KRYESORE / Ambasada e SHBA-së në Tiranë thërret për vetëpërmbajtje në protestën e nesërme

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thërret për vetëpërmbajtje në protestën e nesërme

Ambasada amerikane në Tiranë nxiti sot të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, ambasada amerikane në Tiranë vlerëson se, “nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme”.

Po ashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara nënvizoi se “i konsideron qeverinë dhe parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të 2017-s, të njohura ndërkombëtarisht”.

“Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish-anëtarë të parlamentit, të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre”, thuhet në këtë deklaratë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpreh mbështetjen për të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian/ATSH.

ambasada tirane

@Fluidi

Provo po ashtu

telekomi kosova

Familjarizmi dhe emërimet politike po e shkatërrojnë Telekomin

Telekomi i Kosovës është shndërruar në çerdhe të familjarëve dhe përkrahësve të partive politike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.