Ambasada e SHBA-së në Ankara i kundërpërgjigjet Erdoganit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara, i ka mohuar akuzat se SHBA-ja i përkrah grupet terroriste që luftojnë në Siri.

Kjo pasi para një dite, presidenti turk, Recep Erdogan, tha se ka dëshmi se forcat e koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja, i kishin përkrahur grupet terroriste, përfshirë edhe ISIS-in dhe forcat kurde siriane.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk është duke e përkrahur ISIS-in. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka krijuar apo mbështetur ISIS-in në të kaluarën. Pohimet se qeveria e SHBA-së po e përkrah ISIS-in, nuk janë të vërteta,” thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Ankara.

Gjatë një konference për media të mbajtur dje, Erdogan po ashtu tha se në të kaluarën ka qenë Turqia ajo që ishte akuzuar për përkrahje të ISIS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.