Ballina / KOSOVA / Ambasada amerikane në Kosovë jep alarm për shkak të kërcënimeve terroriste

Ambasada amerikane në Kosovë jep alarm për shkak të kërcënimeve terroriste

Ambasada amerikane në Kosovë lëshoi një alarm sigurie siç thotë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat terroriste dhe individë të inspiruar nga ideologji ekstremiste.

Në njoftim thuhet se ekstremistët janë të përqendruar në vendet që frekuentohen nga perëndimorët si mjete të transportit, kafiteri, etj.

“Gjatë sezonit të verës, masat e sigurisë në Kosovë mbeten të larta për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat transnacionale terroriste dhe individët e inspiruar nga ideologjia ekstremiste. Ekstremistët vazhdojnë të fokusohen në lokalitetet e turistëve, tubimet publike, qendrat tregtare, mjetet e transportit, kafiteritë dhe objektiva tjerë, që frekuentohen nga perëndimorët”, thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane rekomandon të gjithë që të jenë të vëmendshëm në vende ku ka turma të mëdha njerëzish, të kujdesen për sigurinë personale, të jenë të kujdesshëm se nga kush rrethohen në ambiente të ndryshme si dhe të ndjekin mediat për t’u njoftuar me më të rejat./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.