Ballina / SHOWBIZ / AMA, këngëtarja Ariana Grande shpallet artistja më e mirë

AMA, këngëtarja Ariana Grande shpallet artistja më e mirë

Ariana Grande u shpall artistja e vitit në mbrëmjen e American Music Awards. 23-vjeçarja i mbajti me vështirësi lotët nga emocioni që i dha ky çmim.

“Ju falenderoj shumë. Po dridhem e gjitha, falenderime për ju dhe për të gjithë fansat e mi. Ju dua me gjithë zemër”, tha Grande.

Ishte një çmim i merituar ky për këngëtaren trupvogël, por me zë të fuqishëm, e cila ka pasur disa hite këtë vit, si “Dangerous Ëoman”, “Side To Side” dhe “Let Me Love You”.

Selena Gomez mbajti dhe ajo një fjalim emocionues kur mori vlerësimin si Artistja e Preferuar Femër. Kjo ishte e para herë që ylli i popit i drejtohej publikut që kur ndërpreu turin botëror në muajin gusht për shkak të problemeve me ankthin e depresionin. Ajo shpjegoi me pak fjalë arsyet e gjestit të saj.

“M’u desh të ndaloja. Unë kisha gjithçka, por isha e dërrmuar e gjitha”, tha Gomez.

Reperi kanadez Drake, i cili pati plot 13 nominime, doli nga ceremonia me çmimin e tij të parë të American Music Awards si artisti më i mirë rap/hip-hop. Ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik, i cili e la grupin britanik vitin e kaluar për të ndjekur një karrierë solo, i hoqi nga duart kanadezit Shaën Mendes trofeun e artistit më të mirë të ri.

Legjendari Sting, i cili javën e kaluar nxori albumin e vet të parë pop/rock në një dekadë, u nderua me një çmim karriere për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.