Alves thyen këmbën, pritet të mungojë gjatë Juventusit

Dani Alves pritet t’i mungoj Juventusit për një kohë të gjatë pas lëndimit.
Mbrojtësi i djathtë brazilian mund të qëndroj jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë, pasi u lëndua në humbjen 3-1 ndaj Genoas.

Alves u detyrua të largohet nga loja në minutën e 75-të, pas lëndimit që pësoi nga përplasja me sulmuesin, Lucas Ocampos.
Sipas asaj që po tregojnë testet e para, thuhet se braziliani ka thyer këmbën dhe do të mungojë më gjatë, ndërsa testet më të detajuara do të bëhen të hënën.
“Rezultatet e para tregojnë thyerje të kërcit të këmbës dhe do të mungojë një periudhë të gjatë, ndërsa testet tjera do të bëhen të hënën”, thuhet në një njoftim të Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.