Ballina / KRYESORE / Alpinistja Uta Ibrahimi ngjet majën 8,058 m të Gasheburum

Alpinistja Uta Ibrahimi ngjet majën 8,058 m të Gasheburum

Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi ka ngjitur edhe majën e Gasheburum 1 (8,058 m), duke u bërë vajza e parë nga Ballkani me ngjitje në 5 maje me mbi 8,000 m.

Gashurburum është maja e 11-të më të lartë në botë, pjesë e vargmalit Karakorum në Pakistan.

“Rruga deri në maje të tilla asnjëherë nuk është pa të papritura, për shkak të terrenit të egër, motit të paparashikueshëm, akullnajave dhe ortekëve. Për të arritur deri në kampin bazë (5,200m), është dashur të ecë 150-160 km nëpër kampe të ndryshme, një shteg i përzier me gurë e akullnaja”, thotë alpinistja Ibrahimi.

Maja Gasheburum 1 (8,058 m) është ngjitë për herë të parë prej Amerikanëve në 1958 nga një rrugë tjetër, dhe me pas ne vitin 1980 nga një ekspeditë japoneze, kah faqja veriore, shteg të cilin e ka ndjekë edhe Uta Ibrahimi.

Kjo ngjitje është pjesë e ekspeditës “14 majet e Himalajeve”, e filluar nga Uta Ibrahimi për të ngjitur gjithsej 14 maje më të larta të botës – një ekspeditë që shumë pak e kanë realizuar në botë.

Ajo me këtë rast ka çuar flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar edhe në majën e Gasheburum./InfoGlobi

Provo po ashtu

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (3)

A mbrohet mjedisi me dokumente zyrtare?! Autore Behare Bajraktari Të gjithë njerëzit, deklarativisht, thonë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.