fbpx

Alpet në Gjermani futen në izolim total

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga izolimi mbarëkombëtar në pranverë.

Të 105.000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme, gjatë dy javëve të ardhshme.

Sikurse pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përballur me rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Por, situata mbetet më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me koronavirus në 100.000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.

Shifra është dukshëm më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë.

Por, shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100.000 banorë gjatë javës së kaluar.

Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen.

Të premten e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.