Ballina / KOSOVA / Aliu: Takimi me LDK, të sigurohemi që nuk do të ndodhë PAN – 2
liburn aliu vetevendosje

Aliu: Takimi me LDK, të sigurohemi që nuk do të ndodhë PAN – 2

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se afrimi i Vetëvendosjes me LDK-në po ndodhë për të evituar një PAN 2.

Ai ka folur të martën në “Debat” te RTK.

“Rreziku që pak para orës 24:00 të krijohet ndonjë koalicion ekziston. Por atëherë nuk do të ketë ndryshime. Ne do të donim të shkojmë vetë në zgjedhje, por për shkak të këtij rreziku ne nuk përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me subjekte tjera”, ka thënë Aliu.

Aliu ka theksuar se ekziston vullnet i mirë për bashkërendim të veprimeve mes LDK-së dhe VV-së dhe se duan që të ndihet fitorja para zgjedhjeve.

Sipas tij, Kosova është para falimentimit, ku qeverisja është stërkequr dhe ka degraduar.

Ai ka thënë se takimi mes dy liderëve të partisë ka siguruar që më 22 gusht votohet shpërndarja e Kuvendit.

Provo po ashtu

kosobva, serbia, jarinje, merdare, dheu i bardhe, kosove, serbi

Pritje të gjata në kufij

Bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në pikat kufitare me Serbinë Pritjet dhe kolonat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.