Ballina / LIFESTYLE / Fun / “ Alienët kanë vizituar Tokën”

“ Alienët kanë vizituar Tokën”

“ Alienët kanë vizituar Tokën!” E thënë nga ndonjë konspiracionist, apo ndonjë nga ta që komuniteti i internetit i quan “ufologë”, kjo fjali nuk do të besohej. Por, kur këtë e thotë një ish-zyrtar i programit top sekret të Pentagonit për mbrojtjen ndaj sulmeve aliene, gjërat ndryshojnë.

Luis Elizondo ka drejtuar prej vitesh Programin e Avancuar Aero-Hapësinore për Identifikimin e Kërcënimeve, që ishte pjesë e programit 22 milionë dollarësh të Pentagonit për “mbrojtjen ndaj kërcënimeve” përtej njerëzore.

Pasi vetë Pentagoni pranoi ekzistencën e një programi të tillë dhe pas deklaratës së dy pilotëve, që rrëfyen me detaje kontaktet në 2004 me një objekt të panjohur në qiell, Elizondo flet për CNN.

“Personalisht besoj se ka prova të mjaftueshme për të besuar se nuk jemi vetëm në univers. Kam lexuar në disa raporte për objekte fluturuese me karakteristika dhe manovrime të paimagjinueshme për një shpikje njerëzore, objekte që shpërfillnin gravitetin e Tokës”, thotë ai.

Dy pilotët David Fravor dhe Jim Slaight rrëfyen se në 2004 kanë qenë duke fluturuar mbi brigjet e San Diegos me avionët e tyre “F/A-18F Super Hornets”, që bartnin nga dy raketa prove “CATM-9s”.

Gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur objektet e çuditshme iu shfaqën para syve, duke qëndruar në ajër, pastaj papritur lëvizen me shpejtësi marramendëse drejt detit, ku ndaluan përsëri e ndenjën pezull, e në fund u zhdukën nga radarët, transmeton Top Channel.

Fravor arriti ta shohë njërin prej tyre. “Ishte në ngjyrë të bardhë të shndritshme, rreth 12 metra i gjatë dhe në formë ovale”, kujton ai.

Sipas pilotit, mjeti flurutues hidhej në mënyrë të hallakatur, por nuk lëvizte në një drejtim të caktuar. Flavor ishte përpjekur të afrohej për ta parë më mirë.

“Në fillim, – tregon ai, – objekti bëri të njëjtën gjë e për një çast u duk se po fluturonim drejt njëri-tjetrit. Pastaj, kur unë e ktheva avionin drejt tij, papritur u largua me një shpejtësi të pabesueshme”.

Kolegët e vet nisën ta vinin në lojë, kur mësuan për episodin e rrallë, ndërsa eprorët zgjodhën të mos hetonin më tej mbi ngjarjen. Të shtunën, Departamenti amerikan i Mbrojtjes e pranoi më në fund ekzistencën e programit të tij të fshehtë hetimor të UFO-ve, pasi zyrtarët atje sqaruan se vëmendja tani është spostuar në priorite të tjera.

@Fluidi

Provo po ashtu

Përkthimi fjalë për fjalë i qyteteve të botës

Udhëtimi nëpër botë është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë njerëzit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *