Alga mikroskopike skuqi borën në Antarktidë

Borë e kuqe në Antarktidë. Fenomeni i pazakontë është shkaktuar si pasojë e lulëzimit të një alge mikroskopike, e cila ka çelur prej temperaturave të larta dhe ndikon gjithashtu në përshpejtimin e shkrirjes së akujve.

Është verifikuar përreth bazës ukrainase Vernadsky në ishullin Galindez dhe imazhet janë shpërndarë nga vetë shkencëtarët që ndodhen aty.

Ngjyrën e kuqe e zhvillon kur për t’i mbijetuar kushteve zhvillon një cipë qelizore izoluese dhe një shtresë pigmentesh të kuqe që i japin pra ngjyrën karakteristike.

Bëhet fjalë për një algë uniqelizore që gjendet në rajone kryesisht polare dhe alpine. Zakonisht lulëzon kur nis shkrirja e akullnajave dhe ajo në fazën e parë të jetës së saj është e gjelbër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.