Ballina / RAJONI / Aleanca kundërshton vizitën e Ramës në Beograd
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Aleanca kundërshton vizitën e Ramës në Beograd

Subjekti Aleanca Kuq e Zi kërkon nga kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama që të “anullojë vizitën e tij në Serbi”.

“Ne shprehim me të madhe kundërshtimin për një vizitë të tillë, jo se jemi kundra fqinjësisë së mirë mes shtetit shqiptar dhe atij serb, por mendojmë se ka ardhur koha të nxjerrim mësim nga pësimi. Me vizitën e tij në Beograd, Rama bëhet kryeministri i parë që refuzon ëndrrat e një Shqipërie natyrale” janë shprehur përmes një komunikate përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi.

Sipas kvtij subjekti “Kryeminstri shqiptar, Edi Rama ka vendosur të vizitojë shtetin  më bllokues të interesave dhe të zhvillimit të kombit tonë. Serbia është bërë bllokada kryesore e integrimit të shqiptarëve në Europë. Serbia nuk njeh pasaportën e Kosovës dhe nuk lejon 2 milion shqiptar të lëvizin të lirë”.

Përkujtohet se “Qeveria serbe ka refuzuar dy ditë më parë hyrjen e çdo shqiptari në Beograd për të ndjekur ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe i mbylli kufijtë e saj për gjithë kombin shqiptar, por jo për Edi Ramën”.

Ai nuk mund të kaloj atë kufi në emër të miliona shqiptarëve që janë të padëshiruar për Serbinë. Nëse Serbia mbylli kufijtë për shqiptarët atëherë ne duhet të mbyllim kufijtë për kryeministrin që shkon në emër të shqiptarëve.
Aleanca KuqeZi e konsideron vizitën e 22 tetorit në Beograd të kryeministrit Rama të papranueshme dhe jashtë interesave të kombit shqiptar, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama, është i vetmi lider, pas Enver Hoxhës që guxon të vizitojë shtetin më antishqiptar. Eshtë koha që xhelati të kërkojë falje dhe jo viktima, thonë mes tjerash në Aleancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.