Ballina / KOSOVA / Albin Kurti i uron përvjetorin e pavarësisë qytetarëve të Kosovës
Albin Kurti, Vetëvendosje

Albin Kurti i uron përvjetorin e pavarësisë qytetarëve të Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar shqiptarët për ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ka thënë se një festë e tillë është e rëndësishme për popullin, shoqërinë dhe kombin.

“Sot, me 17 shkurt, e gjithë Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kremtojnë dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dhe, unë, që të gjithë i uroj për këtë festë shumë të rëndësishme për popullin, shoqërinë e për kombin tonë”, ka shkruar Kurti në urimin për Pavarësi.

Ndërkohë, ka thënë se deri te kjo ditë Kosova ka ardhur pas sakrificave të shumë shqiptarëve përfshirë edhe Familjen Jashari.

“Por, njëkohësisht, neve na ndajnë më pak se tri javë nga Epopeja e UÇK-së, nga koha kur flijimi i tre brezave të Jasharajve do t’i mbushë dy dekada. Ne duhet që ta ndërlidhim çdo festë tonën shtetërore me atë që është e pazgjidhshme: me luftën çlirimtare, me kryengritjen popullore dhe me sakrificat e mëdha të popullit tonë, simbol madhështor i së cilave është pikërisht sakrifica dhe flijimi i Jasharjave. Me 17 shkurt teksa padyshim festojmë, në të njëjtën kohë, padyshim edhe kujtojmë e përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë dhe se rrënjët e saj janë në gjakun e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit”, ka shkruar Kurti.

Provo po ashtu

flamuj-shba-kosove

Kostelancik: Marrëveshja Kosovë – Serbi -prioritet strategjik i Amerikës

David Kostelancik, zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.