Ballina / KURIOZITETE / Alaska ishte pjesë e Rusisë deri kur e bleu Amerika
HoKwo

Alaska ishte pjesë e Rusisë deri kur e bleu Amerika

Ne priremi të mendojmë se Amerika ishte e tillë që nga shekullin XIX-të, pa disa territore franceze dhe meksikane andej dhe këtej.

Por e vërteta është se kishte shumë fuqi të tjera evropiane, që garonin për të marrë pjesë të Amerikës së Veriut edhe në vitet 1800. Njëra prej tyre ishte Rusia.

Shumëkush e di tashme se Alaska ishte pjesë e Rusisë deri kur e bleu Amerika. Por ajo që është më interesante, është se SHBA bleu nga Rusia edhe një pjesë të Kalifornisë.

Rusët zotëronin një pjesë të bregut Veriperëndimor të Paqësorit, dhe e administruan atë nga një vend i quajtur Fort Ross.

Kalifornia ruse, nuk ishte kurrë një koloni. Ajo qe një sipërmarrje ekonomike, dhe rusët e përdornin atë për tregtinë me spanjollët (fqinjët e tyre jugorë), gjuetine, bujqësinë, ndërtimin e anijeve, dhe për t’u miqësuar me vendasit. Le të themi se kulturat bujqësore, nuk ishin të vetmet që kultivoheshin.

Historia ruse në atë vend përfundoi në 1841, kur Rusia vendosi që sipërmarrja koloniale nuk ia vlente, dhe ia shiti fortesën një shtetasi amerikan. /bota.al/

@Fluidi

Provo po ashtu

mali everest

Ngrohja globale dhe zbulimi i viktimave në malin Everest

Si rezultat i ngrohjes globale, akullnajat po shkrihen në malin Everest dhe zbulojnë trupat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.