fbpx

Alarm në Spanjë: Më shumë vdekje se lindje

Spanja po përballet me një problem vërtet serioz pasi numri i vdekjeve është më i madh se ai i lindjeve. Sipas raportit “Lëvizja Natyrore e Popullsisë” të Institutit Kombëtar të Statistikës në Spanjë (INE) në vitin 2016 kanë ndodhur 409 mijë e 99 vdekje dhe 408 mijë e 384 lindje

Gjatë dy viteve të fundit në Spanjë ky fenomen është kthyer në një problem shumë serioz. Që prej vitit 2008, numri i lindjeve ka rënë për 21,4 për qind dhe shkak për këtë ka qenë kriza ekonomike.

Në raport thuhet gjithashtu se gratë në Spanjë tani bëhen nëna në mosha më të vonshme dhe që mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë te gratë është rritur në 32,5 vjet. Duke vënë në dukje se ky është një rekord në vend, INE bën të ditur se gratë spanjolle bëhen nëna rreth 3 vite më vonë se gratë e huaja të cilat jetojnë në Spanjë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se jetëgjatësia në Spanjë po vazhdon të rritet dhe që mesatarja te meshkujt ka arritur në 80,4 vjet, kurse te femrat 85,9 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.