fbpx
gjykata speciale

Aktakuzat e Speciales lëshohen kur këtë e bëjnë Prokurorët

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka folur para gazetarëve në vizitën e saj të parë në Prishtinë për kohën kur pritet të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata, që zyrtarisht njihen si Dhoma të Specializuara.

Trendafilova ka treguar se ka filluar funksionalizimi i Dhomave të Specializuara, ndërsa aktakuzat ngrihen kur këtë do ta kërkojnë prokurorët.

“Dhomat janë tërësisht funksionale qe te fillojnë me procedura kur atë e thonë Prokurorët. Gjyqtarët qe kanë aplikuar është dashur ti nënshtrohen një vlerësimi ndërkombëtar dhe të kenë zotim të plotë ndaj drejtësisë”, tha kryetarja e Speciales, Trendafilova.

Ajo ka folur edhe për gjyqtarët e përzgjedhur nga Dhomat e Specializuara.

Trendafilova tha se në mars të këtij viti, ata kanë mbajtur seancën e parë plenare ku kanë miratuar tre dokumente dhe ku përfshihen standardet që gjyqtarët duhet tu mbahen dhe në rast të shkeljeve nga ana e gjyqtarëve atëherë ekziston ndëshkimi disiplinor qe shkon deri te largimi nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.