Ballina / KOSOVA / Aksident në Prishtinë, kamioni i kompanisë “Pastrimi”
aksidenti-prishtine-kamioni pastrimi

Aksident në Prishtinë, kamioni i kompanisë “Pastrimi”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën Agim Ramadani, kur një kamion është përplasur me disa automjete tjera.

Lajmin e ka konfirmuar , zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në aksident janë përfshirë 9 automjete. Pas këtij aksidenti, 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

“Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijëm kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar mjeku kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqi

Kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin, është i kompanisë rajonale “Pastrimi”. Me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Besohet se kamioni nuk ka mundur të ndalet dhe ka’fshirë’ çdo që që kishte para tij.

Provo po ashtu

Banorët e Veternikut me protestë kërkojnë rregullimin e kanalizimit

Banorët e lagjes Veternik, kanë protestuar për shkak të një kanalizimi i cili qëndron i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.