Ballina / KRYESORE / Aksident në Lluzhan, një i vdekur
KOMF, policia

Aksident në Lluzhan, një i vdekur

Një person ka vdekur e dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas tij në aksient kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lluzhan në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë te përfshira dy automjete”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.