Ballina / KRYESORE / Akro Yoga çeke në Prizren
acroyoga

Akro Yoga çeke në Prizren

Ligjëruesja e certifikuar në Acro Yoga International dhe Acro Yoga Montreal niveli I., dhe II., znj. Daniela Dušková, po e udhëheq punëtorinë në Acro Yoga të programit për fëmijë, që i përket programit shoqërues “DokuKids”, pjesë e festivalit të madh filmik “DokuFest”.

Fëmijët, nga 7 deri në 15 vjeç, nën udhëzimet e mësueses çeke mësojnë teknikat e duhura, lëvizshmërinë e mësimit dhe zhvillojnë fuqinë e tyre. Acro Yoga në mënyrë argëtuese zhvillon bashkëpunimin, besimin dhe komunikimin në mes të pjesëmarrësve.

Të gjitha këto elemente janë shumë të rëndësishme dhe e plotësojnë njëra-tjetrën. Fëmijët mund të mësojnë diçka të re në punëtori, dhe në veçanti të argëtohen shumë gjatë ushtrimeve.

acroypuga5

Çdo vit “DokuFest”, një festival ndërkombëtar i filmave të shkurtër, ofron rreth 200 filma nga e gjithë bota. 18 vjetori i Festivalit mbahet nga 2 deri më 10 gusht 2019, në Prizren të Kosovës.

Provo po ashtu

ldk, vetevendosje, kosova, politika, glauk konjufca, politika, zgjedhjet 2019

Konjufca: Në kryeministri do jetë flamuri i Kosovës, Thaçi besoj do shkarkohet

Në zyrën e qeverisë, Vetëvendosje do ta ketë flamurin e Kosovës, ka deklaruar Glauk Konjufca …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.