Ballina / Biznes / Karrierë / AKP: Astetet në pjesët rurale do të jenë më të lira
akp, lista e uzurpatorëve

AKP: Astetet në pjesët rurale do të jenë më të lira

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje menaxhmenti raportoi para Bordit të Drejtorëve për aktivitetet e Agjencisë, ndërkaq u diskutua edhe Raporti vjetor i Agjencisë, i cili u miratua në mënyrë unanime.

Në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe njëzëri miratoi listën e aseteve për shitje me likuidim nr. 47, valë kjo që përfshin 121 asete atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Bordi, me propozim të menaxhmentit vendosi që depozitat për asetet që gjenden në zona rurale të ulen, në mënyrë që të mundësohet pjesëmarrje në tender e sa më shumë të interesuarve dhe kështu të zhvillohet një konkurrencë më e madhe.

Bordi diskutoi edhe në lidhje me asetet specifike që janë nën administrimin e Agjencisë dhe aprovoi Raportin e Komisionit përkatës, me ç’rast dha pëlqimin për fillimin e procedurave të negocimit për disa asetet specifike në disa rajone të Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve aprovoi edhe draft marrëveshjen me Ministrinë e Administratës Publike për pagesën e shpronësimit me këste për ndërtesën e Bankës së Lubljanës, pastaj draft marrëveshjen me këtë Ministrinë dhe me Komunën e Prishtinës për pagesën e shpronësimit me këste për ndërtesën “Shtëpia e Re e Mallrave”, për ndërmarrjen shoqërore “Gërmia”, si dhe një pjesë të tokës së NSh “Slloga”.

Bordi u njoftua nga menaxhmenti me Raportin përfundimtar për Kooperativën Bujqësore “Përlepnica”, me seli në Përlepnicë të Gjilanit, ndërkaq vendosi edhe për disa qiradhënie të aseteve të NSh-ve.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

aleksander vuciq

Vuçiç: Sot do të nënshkruaja për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesit serb të Kosovës, ka deklaruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.