fbpx

AKK: Williamson – një hap përpara për sqarimin e akuzave

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës me vëmendje të posaçme e ka ndjekur publikimin e raportit nga Task Forca Hetuese Speciale (SITF) dhe ambasadorit Clint Williamson.

Aleanca konsideron se e tërë puna e Task Forcës dhe Raporti i ambasadorit Williamson janë nje hap përpara drejt sqarimit të akuzave tashmë të njohura për publikun.

Aleanca po ashtu konsideron se ky është një hap i madh në drejtim të duhur për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

Aleanca është e bindur se populli i Kosovës i udhëhequr nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe çfarëdo rasti individual që ka implikime kriminale nuk do ta zbehë pastërtinë dhe misionin çlirimtar të asaj lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.