Ballina / KRYESORE / Akil Gjakova merr medaljen e argjend në garat ‘Grand Prix” të xhudos

Akil Gjakova merr medaljen e argjend në garat ‘Grand Prix” të xhudos

Akil Gjakova i ka siguruar Kosovës edhe një medalje të argjend në xhudo, duke e siguruar fitoren në ‘Grand Prixin’ e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kësisoj, Akil Gjakova, i cili vjen nga Peja ka mposhtur në gjysmëfinale xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, në kategorinë -73 kilogramë.

Kësisoj, Gjakova i ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë në këto gara, teksa tani në finale do të luftojë për të artën.

Në finale xhudisti jonë do të përballet me xhudistin nga Rusia, Georgii Elbakiev.

Kujtojmë se për të arritur në gjysmëfinale, Akil Gjakova shënoi tri fitore rresht, ndërsa në çerekfinale mundi me një ippon mjeshtëror, japonezin, Masashi Ebinuma, medalist i bronztë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016”.

Jo vetëm Gjakova, por vajzat e djemtë tanë ia kanë zbardhur fytyrën Kosovës në të gjitha garat që paraqitur në xhudo. /InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.