Ballina / EKOLOGJI / Ajri është shumë i ndotur sot

Ajri është shumë i ndotur sot

Cilësia e Ajrit në Prishtinë aktualisht është e pashëndetshme sipas matësve të vendosura nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Sipas kategorisë tani jemi në nivelin e pashëndetshme  e cila  është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

Matësit do të mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe nga këto do të nxirren vlerat mesatare dhe do të freskohen për çdo orë në web-faqe, dhe do të shfytëzohen për të llogaritur vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) prej 0 në 500 e cila do të publikohet në web-faqën AIRnow. Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës.

Por, në këtë ndotje hynë edhe Serbia dhe sipas zyrtarëve të shëndetit atje paralajmërojnë për rrezikun e “niveleve shumë të larta” të ndotjes në Beograd dhe disa qyteteve të tjera, një problem që po ndjehet edhe në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit Serb’ është shprehur se ndotja e ajrit ka qenë e lartë në kryeqytet për shkak të kushteve të pazakonshme të motit, që paraqitet me diell edhe në fund tetori.

Këto nivele ndotjesh janë mjaftueshëm të dëmshme për të ndikuar jo vetëm mbi njerëzit me probleme në frymëmarrje, por edhe mbi të gjithë popullsinë.

Faktorë të tjerë kontribues duket se janë edhe djegia e tokës bujqësore për të pastruar atë në mënyrë që të jetë më shumë pjellore dhe gjithashtu një zjarr që shpërtheu në një vendgrumbullim mbeturinash të këshillit bashkiak në Beograd.

Gjithashtu kryeqyteti i Bosnjës, Sarajevo dhe kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi po vuajnë nga i njëjti problem. Të dyja qytetet kanë një ndotje kronike të ajrit për shkak të përdorimit të gjerë të lëndëve drusore si mjet për ngrohje.

https://airnow.gov/index.cfm?action=airnow.global_summary#Kosovo$Pristina

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.