AI, testohet sistemi i njohjes së zërit

Inteligjenca artificiale (AI) gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjithë shkencëtarëve që duan të hedhin hapa të fuqishëm në teknologjinë e së ardhmes.

Së fundmi po testohet sistemi i njohjes së zërit duke u bazuar pikërisht tek truri i njeriut. Programet e para në formë prototipi tashmë janë krijuar dhe sapo ka filluar faza e testimit.

Ekspertët e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets shprehen se ende janë larg perfeksionit, megjithatë janë të lumtur që kanë arritur deri në këtë fazë.

Programi i njohjes së zërit do të përdoret kryesisht për spiunazh dhe çështje të sigurisë së lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.