Ballina / KOSOVA / Ahmeti: Thaçi po tenton të evitojë Kuvendin për marrëveshjen
shpend ahmeti

Ahmeti: Thaçi po tenton të evitojë Kuvendin për marrëveshjen

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti Hashim Thaçi përmes kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese po tenton ta evitojë Kuvendin për marrëveshjen me Serbinë.

“Është e qartë kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës në lidhje me pyetjet e tij në lidhje me atë se kush duhet t’i ratifikojë marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai e ka të qartë se si duhet të ecet tutje për këtë çështje. Por, ai dëshiron t’i ikë Kuvendit, përmes ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti është i autorizuar të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare, por jo të kësaj natyre, siç përshkruhet në letërkëmbimin ndërmjet tij dhe Mogherinit. Kushtetuta e ka vendosur Kuvendin për llojin e marrëveshjeve të cilat ratifikohen me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit”, ka shkruar Ahmeti.

Në këtë rast, sipas Ahmetit, nuk kemi të bëjmë me traktat ndërkombëtar që hyn në fuqi vetëm më nënshkrimin e presidentit të republikës, por nevojitet edhe një bashkësi kolektive, që korrespendon me 2/3 e të gjithë deputetëve.

“Kështu është vepruar edhe tre herat e kaluara, me ratifikimin e letër këmbimeve ndërmjet Presidentit dhe Përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Procesi i tanishëm duhet të kalojë përmes Kuvendit dhe jo përmes nënshkrimit të një personi, në këtë rast Presidenti. Republika e Kosovës, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë është demokratike dhe parlamentare, dhe pushtet janë të ndara për të vendosë për çështje të caktuara. Në rastin konkret, te Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave (80 deputetë) të të gjithë deputetëve i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për çështjet si në vijim: (1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; (2) të drejtat dhe liritë themelore; (3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; (4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Kosovë, shkarkohet Musa Cena, zëvendësministri i dyshuar për keqpërdorim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën zëvendësministrin e ministrisë së zhvillimit rajonal, Musa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.