Ballina / KOSOVA / Ahmeti: S’bëjmë koalicion me PDK’në
shpend ahmeti

Ahmeti: S’bëjmë koalicion me PDK’në

Pas zërave se në Komunën e Prishtinës mund të ketë një koalicion ndërmjet PDK’së dhe PSD’së, ka reaguar kryetari i kësaj të fundit, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Në një postim në Twitter, Ahmeti ka shkruar se nuk do të ketë bashkëpunim me PDK’në dhe se këto janë thashetheme.

Madje ai ka thënë se nuk janë as në diskutime për të nisur një koalicion me këtë parti.

“Sot lexova në “lajme” që qenkemi para koalicionit me PDK në Prishtinë. Nuk ka asgje të vërtetë dhe nuk kemi qenë dhe nuk jemi në kurrfarë diskutimesh për këtë gjë”, ka shkruar Ahmeti.

Njejtë ka thënë edhe Kryetari i Degës së PDK’së në Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili thotë se nuk ka asgjë konkrete për një bashkëpunim të mundhsëm, si dhe deri sa të jetë ai kryetar i degës, nuk do të ketë koalicion me partinë e Ahmetit.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.