Ballina / KOSOVA / Ahmeti: Ndërtimi i sallës koncertale po bllokohet për qëllime politike
shpend ahmeti 2019

Ahmeti: Ndërtimi i sallës koncertale po bllokohet për qëllime politike

Salla e dëshiruar koncertale e Prishtinës , vazhdon të jetë objekt i polemikave të shumta por edhe mosmarrëveshjeve.

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti u prononcua kundër atyre që ai beson po e bllokojnë ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë.

“Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallen Koncertale në Prishtinë. Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyres së BE në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Meqenëse tani edhe e kemi marr letren jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

E ne themi se salla do të bëhet në këtë mandat, ka përfunduar prononcimin e tij lidhur me këtë çështje i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /infoglobi/e.b.

Provo po ashtu

Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime

Në qendrën e numrit dhe rezultateve edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.