Ahmeti: Askush nuk ka marrë leje për ndërtime te liqeni i Badovcit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, reagoi pas protestave nëpër rrjete sociale në lidhje me ndërtimet në një pjesë të Liqenit të Badovcit.

Ahmeti sqaroi se kompania që dëshiron të ndërtojë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për një të tillë.

“Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e territorit të Gërmisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e peisazhit të mbrojtur sipas ligjeve në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.