Ballina / KOSOVA / Ahmetaj: Në Prizren ka shkuar në rinumërim votash një vendvotim
rinumerimi

Ahmetaj: Në Prizren ka shkuar në rinumërim votash një vendvotim

Koordinatori i Qendrës për Numërim dhe Rezultate, Burim Ahmetaj, ka paraqitur raportin në mbledhjen e KQZ-së. Ai ka bërë të ditur se në Prizren një vendvotim ka shkuar në rinumërim, ndërsa 22 zarfe të votimit janë anuluar.

Ai ka thënë se në këtë qendër janë duke u procesuar votat. Ahmetaj ka thënë se deri më tani janë procesuar 98 për qind e formularëve. Pas kësaj ka thënë se do të procesohen votat me kusht dhe ato me postë. Sipas tij, do duhet edhe dita e nesërme për t’i procesuar të gjitha votat.

Ahmetaj, po ashtu, ka bërë të ditur se deri tani janë anuluar 22 zarfe të votimit me kusht në 8 vendvotimet në të cilat nuk ka pasur nënshkrim të votuesve në listë.

Në Prizren ka shkuar në rinumërim votash një vendvotim.

KQZ-ja ka miratuar raport të prezantuara nga Ahmetaj në bazë të të cilit anulohen 22 zarfe të votimit me kusht dhe një vendvotim shkon ne rinumërim.

Vendvotimi që do të shkojë në rinumërim është 20008a/01R.

Check Also

haradinaj_ekonomia

Haradinaj: Rritja e planifikuar prej 5 për qind, nuk mjafton

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me zyrtarët e Administratës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *