Ballina / KOSOVA / AGK kërkon drejtësi për sulmin ndaj gazetares Gashi
agk 2

AGK kërkon drejtësi për sulmin ndaj gazetares Gashi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin fizik ndaj gazetares së Klan Kosovës, Mejreme Gashi.

AGK ka ftuar organet e rendit që ta trajtojnë rastin me prioritet duke qenë se është hera e dytë që ekipi i Klan Kosovës pengohet në kryerjen e detyrës.

”AGK është e shqetësuar me sulmin fizik ndaj gazetares së Klan Kosovës, Mejreme Gashi në fshatin Karaçevë të Kamenicës, nga persona brenda një kazinoje.

Ekipi i Klan Kosovës ishte duke e realizuar një kronikë për operimin e disa kazinove në vendin e përmendur, kur persona që punonin në një kazino i ka penguar prezenca e medias dhe u janë vërsulur verbalisht dhe më pas e kanë sulmuar fizikisshtgazetarën.

”Fillimisht mua dhe Rilindit na janë vërsulur duke na sulmuar verbalisht me fjalët më të rënda, na shanë, na ofenduan me fjalë banale. Pastaj njëri nga ta më goditi pas koke me dorë. E kjo nuk i mjaftoi prapë vazhdoi me sulme verbale ndaj tërë ekipit të Klan Kosovës derisa u shoqërua nga të pranishëm të tjerë duke na thënë ”Ikni nga këtu”, ”Mos na xhironi veturat”, kjo pasi aty kishte njerëz që ushtronin këtë veprimtari”. Ka deklaruar ajo për mediumin në të cilin punon.

Kjo është hera e dytë brenda javës që pengohet i njëjti ekip në kryerjen e detyrës, krahas atij që ndodhi në Zhabar të Mitrovicës, për të cilin AGK ka reaguar.

AGK edhe një herë fton organet e rendit me theks të veçantë policinë dhe prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet dhe autorët e sulmit t’i sjellin para drejtësisë. Sulmet ndaj gazetarëve kohëve të fundit kanë marrë përmasa shqetësuese, aq sa e ka bërë këtë si profesion, nga më të vështirët për tu punuar në Kosovë. Për këto dhe arsye tjera, organet e rendit duhet të veprojnë menjëherë për t’iu mundësuar gazetarëve të punojnë pa shqetësime.

Njëherësh, AGK inkurajon gazetarët që të mos dorëzohen përballë kërcënuesve të tillë dhe të punojnë me përkushtim për të informuar publikun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.