Ballina / KOSOVA / AGK-ja kërkon respektimin e kodit etik të gazetarisë
agk

AGK-ja kërkon respektimin e kodit etik të gazetarisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke i komentuar debatet për listat e veteranëve të UÇK-së dhe publikimin e tyre në media, shpreh shqetësim për publikimin e të dhënave personale të disa qytetarëve.

Kështu thuhet në njoftimin e AGK-së për media.

“Kjo formë e raportimit, është shkelje e të drejtave të njeriut, kodit etik të gazetarisë dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në këtë komunikatë.

Aty më tutje thuhet se AGK-ja kërkon nga kolegët gazetarë që në raste të ndjeshme si kjo, por edhe në të tjera t’u përmbahen kritereve themelore profesionale dhe etikës së gazetarisë.

“E kuptojmë që jetojmë në një kohë kur bëhet përpjekje e madhe për lajmin dhe sensacionin, por kjo nuk nënkupton se duhet të realizohet duke shkelur parimet elementare profesionale e duke iu shërbyer pa dashje grupeve të caktuara që tentojnë të përdorin disa media për interesa e agjenda të tyre”, është thënë në këtë adresim për media.

Më tutje, thuhet se AGK-ja mbështet fuqishëm punën profesionale të të gjithë gazetarëve në një mjedis jo të lehtë në Kosovë por, në anën tjetër, sipas tyre, kërkohet edhe respektimi i parimeve bazë të profesionit.

“Besojmë se ky shqetësim i yni do të kuptohet qartë dhe drejtë nga të gjithë kolegët gazetarë”, përfundon komunikata.

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Kosovë, shkarkohet Musa Cena, zëvendësministri i dyshuar për keqpërdorim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën zëvendësministrin e ministrisë së zhvillimit rajonal, Musa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.