Johanes Hahn

Agjenda e Z.Hahn sot në Kosovë

Johannes Hahn, Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, do të vijë sot në Kosovë. Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. Komisioneri do ta përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike. Fotografi dhe video të vizitës do të jenë në dispozicion në platformat e mediave sociale të BE-së në Kosovë dhe në platformën “Europe by Satellite (EbS)”.

14.30 – Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa

14.45 – Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa

16.15 – Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa

17.30 – Takim me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj

18.15 – Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq

19.00 – Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike (PDK, LDK, VV, AAK and NISMA).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.