Ballina / KRYESORE / Agjencia Europiane e Barnave lejon kure ën e re kundër kancerit
kura e re kanceri

Agjencia Europiane e Barnave lejon kure ën e re kundër kancerit

Kura kundër kancerit është ajo për të cilën po kryhen kërkime dhe studime të shumta, por deri para pak kohësh pa rezultat.

Por dje Agjencia Europiane e Barnave i ka hapur rrugën përdorimit të një kure të re kundër kancerit.Kjo kurë njihet ndryshe si terapia CAR’T, e cila në bazë ka ilaçet që kanë në përbërjen e tyre një proteinë që prodhohet në laborator.

Proteina vepron ndaj tumoreve që në fazat e para të zhvillimit. Ajo nxit qelizat e sistemit imunitar të veprojnë kundër tumorit duke përçuar te qelizat tumorale disa pjesëza ADN-je të modifikuara në laborator për të korrigjuar çrregullimet e tyre.

Terapia i drejtohet kryesisht pacientëve që vuajnë nga format agresive të Limfomës, kancerit në gjak. Me pak fjalë, qelizat laboratorike CAR-T transformojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene.

Deri më tani, metoda është testuar me sukses në disa klinika europiane dhe sipas ekspertëve të Agjencisë Europiane të Barnave aplikimi i kësaj metode do të bëhet vetëm në disa klinika të specializuara.

@Fluidi

Provo po ashtu

fundi iluftes se pare boterore

Fundi i Luftës së Parë Botërore – Asgjë nuk ka kaluar!

100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, Evropa është përplot frikë dhe paralajmërime. Ai që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.