fbpx

Agim Veliu: Ne i humbëm zgjedhjet në Podujevë

Nënkryetari i LDK’së, kryetari i Podujevës për disa mandate, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij i ka humbur zgjedhjet.

“Ne i kemi humbur këto zgjedhje, ky është vendimi i sovranit”

Këto i ka thënë në një konferencë të përbashkët me kandidatin e LDK’së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin.

Fituese e zgjedhjeve doli Vetëvendosje me kandidatin e saj Shpejtim Bulliqi.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

Fituesi do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.