Ballina / BOTA / AFP: Edhe pas dy dekadash Putini sërish do ta ruajë pushtetin

AFP: Edhe pas dy dekadash Putini sërish do ta ruajë pushtetin

Kur Vladimir Putin u emërua kryeministër në 9 gusht 1999, shumëkush besonte se shefi i inteligjencës pak i njohur synonte të ndiqte reformat demokratike në vitet pas-Sovjetike, dhe njëkohësisht të sillte rendin në vend.

Njëzet vjet më vonë, pushtetin në të cilin është instaluar fuqishëm, duket se ai është i vendosur për ta mbajtur, vlerëson agjencia France-Presse.

Javët e fundit, refuzimi i autoriteteve ruse për të lejuar që opozita të garojë në zgjedhjet lokale në disa qytete, përfshirë Moskën, dhe reagimi i fortë ndaj protestave të opozitës lënë hapësirë ​​të vogël për dyshime në lidhje me vendosmërinë e Putinit për të mbajtur pushtetin.

Ish-agjenti i KGB, i cili ishte i njohur për rikthimin e pozitës së vendit të tij në skenën ndërkombëtare, nuk do të lejojë që opozita të depërtojë, edhe pse kushtetuta nuk e lejon atë të kandidojë për një mandat të ri presidencial në 2024.

Klasa politike ruse pyetet për qëllimet e presidentit aktual pasi të skadojë mandati i tij.

A do të shërbejë ai përsëri si kryeministër, si nga vitet 2008-2012. a do ta përcaktojë ai pasardhësin e tij, siç bëri Boris Yeltsin në vitin 1999, a do të ketë ai një funksion nderi që do t’i lejonte atij t’i tërheqë telat, siç bëri njeriu i parë në Kazakistanin fqinj?

Vladimir Putin kishte popullaritet rekord pas aneksimit të Krimesë.

Por, polluariteti filloi të bjerë pas njoftimit për një reformë pensioni jopopullore një vit më parë, vështirë të pranueshme për popullsitë me të ardhura të ulëta që kanë rënë në pesë vitet e fundit, thekson France-Presse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.