AFP: 100 të vrarë në Bataclan të Parisit

Transmetuesi britanik BBC raporton se autoritetet policore të Francës ia dolën ti shpëtojnë disa dhjetëra persona që janë marr peng nga persona që qëndrojnë prapa sulmeve të së premtes mbrëma në Paris.

Njëkohësisht raportohet se janë vrarë dy nga sulmuesit. Pengjet e liruara janë mbajtur në sallën e koncertit .

Ndërkaq duke iu referuar agjensisë Franse Press (AFP) mediat botërore raportojnë për 100 të vrarë në godinën ku mbaheshin pengjet, në qendrën e artit Bataclan ku ndodhet edhe salla e koncertit. Krahas tyre ka edhe viktima tjera në lokacionet afër stadiumit dhe restoranet që janë sulmuar.

Presidenti i Francës, Fransoa Hollande sulmet e sotme i ka cilësuar akte terroriste. Ai ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Francë dhe ka mbyllur kufirin’ që askush nga jashtë të mos mund të hyj të sulmojë dhe askush nga sulmuesit të mos mund të ikë nga Franca.

/infoglobi/e

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.