Ballina / Kulturë / Aforizma nga ‘poeti i shekullit’

Aforizma nga ‘poeti i shekullit’

Pablo Neruda është përkufizuar nga Gabriel Garcia Márquez si “poeti më i madh i shekullit XX në të gjitha gjuhët”. Në vitin 1971 fitoi çmimin Nobel për Letërsinë. Ka qenë diplomat e politikan. Pablo Neruda ndërroi jetë më 23 shtator 1973, në një spital në Santiago. Ja disa prej aforizmave më të njohura të tij:

“Droja është një gjendje e çuditshme e shpirtit, një kategori, një dimension që hapet në vetmi. Është gjithashtu një vuajtje e pandarë, sikur të kesh dy epiderma dhe lëkura e dytë e brendshme të irritohej dhe të kundërshtonte jetën. Midis grupeve njerëzore, kjo cilësi ose defekt është pjesë e një tërësie që përbën në kohë pavdekësinë e qenies”.

“Do të vdisja për një shikim tëndin, frymëmarrjen tënde që vjen aromë dashurie dhe një ledhatim që të ngroh zemrën. Nuk i ngjan më asnjërës qëkur të dashuroj”.

“Lindja nuk është asnjëherë e sigurt si vdekja. Kjo është arsyeja përse të lindësh nuk mjafton. Kemi lindur për të rilindur”.

“Në një puthje do të mësosh gjithçka për të cilën është heshtur”.

“Vetëm ai që dashuron pa shpresuar e njeh dashurinë e vërtetë”.

“Dua të bëj me ty atë që pranvera bën me qershitë”.

“Fjala është një krah i heshtjes”.

“Poezia është një akt paqeje. Paqja përbën poetin si mielli bukën”.

Provo po ashtu

torino, itali, hiroshima mon amor, koncertet, madona, bob dilan

Koncerti i parë pa telefon celularë

Nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.