shkollat
Ilustrim

Afër 5 mijë nxënës janë larguar nga Kosova

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami , largimin e nxënësve nga Kosova e ka quajtur alarmante.

Ai në një takim që pati në Tiranë me homologen shqiptare Lindita Nikolla, e ka quajtur alarm largimin e nxënësve kosovarë nga shkollat.

“Janë larguar rreth 5 mijë nxënës, nga Kosova dhe kjo është tepër shqetësuese, një situatë që kërkon ndërhyrjen emergjente të qeverisë por edhe të vetë shkollave, të cilat duhet të punojnë më shumë me sistemin edukativ”, ka thënë ministri Bajrami.

Të dy ministrat si nga Kosova e po ashtu edhe nga Shqipëria, kanë thënë se do të aplikojnë standarde të përbashkëta arsimore edhe në universitete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.