Ballina / Kulturë / Abu Dhabi zbulon koncept idenë për kompleksin multi fetar

Abu Dhabi zbulon koncept idenë për kompleksin multi fetar

Abu Dhabi ka zbuluar planet, një koncept për ndërtimin e një kompleksi fetar ku në pak metra distancë do të ndërtohen një xhami, një kishë dhe një sinagogë.

Dizajni për atë që është quajtur “Shtëpia e Familjes Abrahamike” tregon se si të tre ndërtesat janë vendosur përballë njëra-tjetrës, në një kopsht të gjelbëruar në ishullin Saadiyat në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ideatorët shpresojnë që kompleksi të shndërrohet në një qendër të mirëkuptimit dhe paqes në një rajon ku shpesh konfliktet fetare kanë qenë shqetësues. Plani është që kompleksi të ketë përfunduar brenda vitit 2022 dhe në të të organizohen samite ndërkombëtare përveç se shërbesat e përditshme fetare.

Projekti është frymëzuar nga vizita historike e Papa Françeskut në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të vitit, ku ai bashkë me një klerik të lartë mysliman nënshkruan një deklaratë të përbashkët për vëllazërinë njerëzore.

Provo po ashtu

korab lecaj, West Nordic International, hazir haziri

“Klithma” me tri çmime në tri festivale radhazi

Çmimi kryesor u fitua në Norvegji  “BEST SHORT FILM” në edicionin e 7-të të festivalin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.