Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, i cili mbrëmë u bë baba për herë të dytë, me rastin e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që të dalin sa më masivisht në zgjedhje dhe të vendosin se si do të menaxhohet Prishtina në katër vitet e ardhshëm.
“Votimi i sotëm nuk ka të bëjë vetëm me preferencën për një kandidat, cilido qoftë ai, votimi ka të bëjë me pjesëmarrje në qeverisje. Votuesi vendosë se si do të duket qyteti i tij në katër vitet e ardhshme, pamja e qytetit, menaxhimi i qytetit, prandaj i ftoj të gjithë që ende nuk kanë votuar të dalin dhe të votojnë sot sa më masovisht. Unë sapo votova në raundin e dytë dhe i ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, ka thënë Abrashi.
Ndryshe Abrashi dje u bë baba për herë të dytë.